22:50 / E Premte, 22 Maj 2020 / indeksADMonline

Hertha Berlin shkatërron Union Berlinin

Hertha e Berlin ka triumfuar me rezultatin e thellë 4-0 derbin me Union Berlin, e vlefshme për javën e 27 në Bundesligën gjemane.

Një nga derbet më të zjarrtë në Gjermani dhe jo vetëm, u zhvillua pa tifozë, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa ën të dytën vendasit “shpërthyen”, duke shënuar  plot katër gola.

Vedat Ibesevic në minutën e 51’ zhbllokoi ndeshjen kur shënoi për 1:0, ndërsa një minutë më vonë, Dodi Lukebakio, shënoi për 2:0.

Në minutën e 61’, vendasit e mbyllën ndeshjen, kur Matheus Cuhna realizoi për 3:0.

Ndërsa golin e 4-rt e realizoi Dedryck Boyata, në minutën e 77’.

Me këtë fitore Hertha Berlin renditet në vendin e dhjetë më 34 pikë, ndërsa Union Berlin në vendin e 12 me 30 pikë.