17:16 / E Diele, 01 Tetor 2017 / indeksADMonline

Hertha ndahet baraz me Bayernin

Hertha Berlin dhe Bayern Munich janë ndarë në paqe në ndeshjen e javës së shtatë shtatë në Bundesliga pasi kanë barazuar me rezultat 2-2.

Skuadra e madhe gjermane nuk i është kthyer fitoreve edhe pas shkarkimit të Carlo Ancelottit, duke mos mundur të marrin më shumë se një barazim në udhëtimin e tyre në Berlin.

Golat në këtë takim u shënuan nga Ondrej Duda (51’) dhe Salomon Kalou (56’) për vendasit, ndërsa për Bayernin shënuan Mats Hummels (10’) dhe Robert Lewandowski (49’).

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte mbrojtësi Hummels, i cili u vlerësua më notë 7.8, ndërsa nota më e ulët shkoi për David Alaba, që u notua me 6.2. /Telegrafi