12:03 / E Premte, 14 Gusht 2020 / indeksADMonline

Heshtja e Besës së Pejës në merkato, asnjë transferim deri më tani

KF Besa e Pejës sezonin që shkoj u shpall kampion i Ligës së Parë, duke u rikthyer kështu në Superligën e Kosovës. Bashkë me të edhe skuadra e Arbërisë së Lipjanit u inkuadrua në Superligë.

Por, për dallim nga Arbëria që bëri 10 transferime në këtë merkato, skuadra e Besës së Pejës ka qenë e heshtur, transmeton Indeksonline.

Asnjë transferim nuk është bërë, por ka pasur disa largime. Faqja zyrtare e klubit nuk ka bërë asnjë postim që nga data 27 maj.

Mbetet të shihet se nëse kjo heshtje në merkato të jetë e favorshme për klubin nga Peja./Indeksonline/