Heshtja e Xherdan Shaqirit pas humbjes së Liverpoolit
Liverpooli u mposht mbrëmë në Beograd nga Zvezda me rezultat 2-0 në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Kjo humbje u komentua shumë sidomos pas lënies jashtë të Xherdan Shaqirit, shkruan Indeksonline.
Futbollisti nga Gjilani është shikuar si një mundësi e nxitjes së tensionit te tifozët serb dhe Jurgen Klopp nuk preferoi ta marr me vete mesfushorin.
Edhe pse gjithmonë pas çdo ndeshjesh (edhe kur nuk luante), Shaqiri postonte në Instagram një fotografi për ndeshjen.
Por 24 orë pas ndeshjes së mbrëmshme ai ende nuk ka bërë asnjë reagim.
Kjo tregon edhe një herë pakënaqësinë e tij për vendimin e Jurgen Klopp. /IndeksOnline/