16:22 / E Hënë, 29 Mars 2021 / Blerim

Hetimet në Wuhan, OBSH publikon të martën raportin mbi origjinën e koronavirusit

Të gjitha hipotezat në lidhje me origjinën e koronavirusit të ri do të publikohen të martën nga drejtuesi i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Lajmin se gjetjet e hetimit të bërë nga një ekip i OBSH-së në Wuhan do të bëhen të ditura nesër e bëri të ditur kreu i agjencisë në një konferencë për mediat ditën e sotme nga Gjeneva.

Tedros tha se OBSH ka marrë gjatë fundjavës raportin e plotë të misionit mbi origjinën e virusit SARS-Cov-2 nga ekipi që vizitoi Wuhan-in në fillim të këtij viti dhe se raport u dërgua në vendet anëtare.

Ai tha se dy agjencitë e lajmeve që kanë raportuar detaje rreth këtij misioni, kanë në dorë vetëm një draft të raportit, dhe ajo atë përfundimtarin. Po ashtu, kreu i OBSH-së theksoi se raporti nuk është ende publik dhe do të ketë një njoftim të martën me vendet anëtare në lidhje me të.

Sidoqoftë, ai paralajmëroi: “Të gjitha hipotezat janë në tryezë dhe kërkojnë studime të plota dhe të mëtejshme nga ato që kam parë deri më tani.