09:50 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

Heynckes: I bëmë “dhurata” Realit

Trajneri i Bayern Munchenit, Jupp Heynckes ka folur pas ndeshjes së mbrëmshme, ku skuadra e tij është mposhtur 1-2 nga Real Madrid.

Trajneri gjerman mendon se gabimet në konkretizime janë fajtori kryesorë për disfatën, shkruan indeksonline.

“Ne kemi bërë atyre dhurata, dhe ne nuk kemi përfituar nga mundësitë tona”, ka thënë Jupp Heynckes.

“Goli i parë ishte plotësisht i shmangshëm. Për më tepër, rrallë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve pamë aq shumë mundësi për shënim dhe ne nuk kemi qenë në gjendje për t’i konkretizuar “, shtoi trajneri gjerman.

“Natyrisht, kur dy lojtarë të tillë të rëndësishëm duhet të largohen, atëherë është diçka serioze”, përfundoi Heynckes. /IndeksOnline/