Hidhet shorti i Bundesligës, Bayern hap kampionatin [Foto]
Është hedhur ditën e sotme shorti i Bundeligës për sezonin 2018-2019. Ndryshe nga herët e tjera kampionati gjerman këtë sezon do të startojë më 24 gusht për shkak të Botërorit.
Kampionët e Bajernit në ndeshjen hapëse do të ndeshen ndaj Hofenhajmit. Përballje interesante në javën e pare ajo mes Dortmundit dhe Lajpcig. Ndërkohe sfidën e fundit të kampionatit Bajerni do ta zhvillojë ndaj Entrakt Frankfurt.