Hidhet shorti i Kampionatit Evropian, Kosova në grup me Zvicrën
Është hedhur shorti i Kampionatit Evropian të 17-të që do të mbahet në Republikën e Irlandës.
Në shortin e evropianit të U17 i cili do të zhvillohet gjatë vitit 2018/19 Kosova është renditur në grupin 5 bashkë me Zvicrën Skocinë dhe Qipron.
Ndërsa Shqipëria në grupin 8 bashkë me Republikën Çeke, Norvegjinë dhe Azerbajxhanin.
Grupi 1: Holanda, Suedia, Mali i Zi, Lihtenshtajni
Grupi 2: Bosnja dhe Hercegovina, Ukraina, Islanda, Gjibraltari
Grupi 3: Austria, Sllovenia, Bullgaria, Malta
Grupi 4: Spanja, Izraeli, Ishujt Faroe, IRJ të Maqedonisë
Grupi 5: Skoci, Zvicër, Qipro, Kosovë
Grupi 6: Rusia, Danimarka, Gjeorgjia, Estonia
Grupi 7: Franca, Polonia, Finlanda, Luksemburgu
Grupi 8: Republika Çeke, Norvegjia, Azerbajxhani, Shqipëria
Grupi 9: Serbia, Hungaria, Rumania, Lituania
Grupi 10: Turqia, Sllovakia, Irlanda e Veriut, San Marino
Grupi 11: Portugali, Uells, Bjellorusi, Kazakistan
Grupi 12: Belgjika, Greqia, Letonia, Moldavia
Grupi 13: Italia, Kroacia, Armenia, Andorra
Dy të parat në secilin grup bashkë me katër ekipet e treta më të suksesshme do të kualifikohen në runin elitë, ku Gjermania dhe Anglia janë të kualifikuara direkt.