14:04 / E Enjte, 27 Gusht 2020 / C E

Hidhet shorti i Ligës së Parë, Istogu – Liria që në start

Është hedhur sot shorti edhe për edicionin 2020/2021 të Ligës së Parë.

Për herë të parë, kjo ligë është ndarë në grupet A dhe B.

Në Grupin A, veçohet derbi Istogu – Liria, ku të dy skuadrat duket se do të luftojnë për tu ngjitur në Superligë.

Në grupin B, veçohet sfida mes Vllaznisë e Flamurtarit.

Orari i javës së parë – Grupi A

Istogu – Liria

Vushtrria – A & N

Vëllaznimi – Dukagjini

Drenasi – Trepça

Malisheva – Onisi

Grupi B – Java 1

Vllaznia (P) – Flamurtari

Ramiz Sadiku – Kika

Dardana – 2 Korriku

Ferizaj – KEK-u

Ulpiana – Vitia