“Hidrodrini” i Pejës, lider në furnizimin cilëor me ujë
Një projekt i fundit madhor hulumtues mbështetur financiarisht nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit në Kosovë (ARRU) dhe i implementuar nga Instituti Kosovar për Menaxhim (KMI) në bashkëpunim me ekspertë të fushës ka nxjerrë kompaninë rajonale të ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë, lider në furnizimin e rregullt 24- orësh dhe cilësor të konsumatorëve me ujë.
Nga 166 respodentë, konsumatorë shtëpiakë, institucionalë dhe komercialë në rajonin e Pejës, 99% e tyre janë deklaruar të kënaqur me furnizimin të përhershëm 24 orë me ujë në rajonin e Pejës, ndërsa 1% e tyre kanë kërkuar përmirësim furnizimi.
Ndryshe KRU “Hidrodrini’”në Pejë furnizon me ujë Pejën, Deçanin, Istogun, Klinën dhe Junikun.
Ky hulumtim i opinionit të konsumatorëve është përgatitur në përputhje me standardet e Kartës se Raportimit të Qytetarëve (Citizen Report Cards – CRCs), dhe është ndërmarrë me qëllim, analizimin e situatës aktuale në ofrimin e shërbimeve dhe identifikim e problemeve si dhe zgjidhjeve potenciale që do çojnë në përmirësimin e shërbimeve të ujësjellësit në Kosovë.
Projekthulumtimi është zhvilluar për 7 komapnitë rajonale të ujësjellësit në Kosovë, ndërsa është realizuar. Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit në Kosovë dhe Instituti Kosovar për Menaxhim kanë zhvilluar një hulumtim të thuktë, mbi kënaqëshmërinë e konsumatorëve ndaj shtatë kompanive rajonale të ujësjellëit, nga KRU “Hidrodrini” i Pejës, rezulton të jetë kompania lider në furnizimin e konsumatorëve me ujë cilësor 24 orë.
Të dhënat i referohen hulumtimin dhe analizave të bazuara në rezultatet e pyetësorit të zhvilluar në një kampion prej 1 mijë 202 konsumatorësh shtëpiakë, institucionalë dhe komercialë. Përzgjedhja e pjesëmarrësve apo kampionimi ka qenë rastësor dhe është synuar të ruhet niveli i përfaqësimit në baza rajonale. Pyetësori është pilotuar fillimisht në një rajon me qëllim vlerësimin e metodës dhe bërjes së të gjitha modifikimeve të nevojshme që kanë sjellë në përmirësimin tërësorë të rezultateve të studimit.
Pyetësori hulumtues ka nxjerr përfundime edhe në pika të tjera me rëndësi për shërbimet dhe përmirësimin e cilësisë së tyre për kompanitë rajonale të ujësjellësit, në Kosovë./Indeksonline/