19:35 / E Martë, 12 Janar 2021 / A K

Hidromorava: Mos e përdorni ujin e ujësjellësit për pije deri më 14 janar!

Kompania Rajonale për Ujë “Hidromorava”, ka nxjerrë një njoftim për konsumatorët e ujësjellësit të disa vendbanime, duke kërkuar nga ata që të mos e përdorni ujin e ujësjellësit, për pije, deri më 14 janar.


“Depërtimi i këtyre ujërave sipërfaqësorë ka rritur turbullirën duke e pamundësuar trajtimin fiziko-kimik dhe shpërndarjen e ujit cilësor brenda standardeve të lejuara për ujë të pijshëm. Prandaj, mos e përdorni ujin nga rrjeti i ujësjellësit për pije deri në njoftimin e radhës”, thuhet në njoftimin e kësaj Kompanie.

Ja njoftimi i plotë:

MOS E PËRDORNI UJIN E UJËSJELLËSIT PËR PIJE DERI ME DATË 14 JANAR!

Gjilan, 12 janar 2021 – Njoftim për konsumatorët e ujësjellësit në vendbanimet:
Kamenicë, Karaçevë, Topanicë, Koretin, Kopernicë, Kolloleq, Shipashnicë,
Ranillug, Ropotovë, Ropotovë e Vogël, Tomancë, Pançellë,
Novoberdë, Boston, Koretishtë, Pasjak, Makresh, Tullar.

Të nderuar konsumatorë!

Sasitë e mëdha të reshjeve atmosferike që përfshinë vendin tonë ditët që lamë pas, kanë ndikuar në kualitetin e ujit, për arsye se ujërat sipërfaqësorë kanë depërtuar në shumë burime të ujit që menaxhohen prej KRU “Hidromorava” SH.A. Gjilan.

Depërtimi i këtyre ujërave sipërfaqësorë ka rritur turbullirën duke e pamundësuar trajtimin fiziko-kimik dhe shpërndarjen e ujit cilësor brenda standardeve të lejuara për ujë të pijshëm.

Prandaj, mos e përdorni ujin nga rrjeti i ujësjellësit, për pije, deri në njoftimin e radhës.

Për çdo informatë shtesë, ju lutem kontaktoni:
Tel:044983071, fix:0280326980,

Kujdestaria inaktive :044719813.

Ju faleminderit!