17:35 / E Enjte, 23 Maj 2019 / indeksADMonline

Higuain humb kontrollin në stërvitje, 6 ditë para finales

Higuain nuk është dukur aspak i qetë në seancën stërvitore të Chelsea, 6 ditë para finales ndaj Arsenal në Europa Ligë.

Argjentinasi është shfaqur mjaft i nervozuar në stërvitje, ku është kapur pothuajse me të gjithë shokët e skuadrës.

Fillimisht ka një komunikim të ashpër me Pedro Rodriguez, më pas e fillon me Caballero. Si përfundim i nxjerr nervat duke goditur në ajër topat që i vijnë afër. Një situatë ende e pasqaruar dhe nuk dihen arsyet e këtij shpërthimi të sulmuesit. /IndeksOnline/