16:25 / E Shtunë, 23 Maj 2020 / indeksADMonline

Higuain: Lautaro? Nuk i thuhet jo Barcelonës kur të telefonon Messi

Gonzalo Higuain nuk do të donte të ishte në vend të Lautaro Martinez, i cili momentalisht është duke u tunduar nga një ofertë që i ka bërë Barcelona. Sulmuesi i Juventusit e pranon se është shumë e vështirë t’i thuash jo një klubi të madh dhe sidomos kur Lionel Messi të telefonon.

“Është një situatë e komplikuar. Për shembull, kur unë isha 18 vjeç dhe Real Madrid po më kërkonte, unë nuk u thashë ‘jo, faleminderit’. Ju nuk e dini çfarë mund të ndodhë. Natyrisht nuk dua të krijoj polemika, por është e vështirë të thuash ‘jo’ kur të thërret Messi dhe të telefonin Messi.

Nuk do të doja të isha në situatën e tij tani. Lautaro është në ngjitje dhe kjo është pjesa më emocionuese e karrierës së tij. Ai është pjesë e një klubi të madh si Inter, edhe pse është kaq i ri. Ka luajtur në Copa America dhe pa asnjë dyshim që do të bëhet sulmuesi kryesor i Argjentinës.

Duke e thënë këtë, gjithçka është në dorë të tij. Duhet të shohim se si reagon ndaj kritikave dhe sa i fortë është në aspektin e mentalitetit”, deklaron Higuain.