10:31 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Higuain mund ta shkruajë historinë sonte

Gonzalo Higuain mund të bëhet argjentinasi i parë që shënon për Milanin në një Derby della Madonnina të Serie A.

Ndeshja e sontme ndërmjet Interit dhe Milanit zhvillohet në ”San Siro” me fillim nga ora, 20:30.

Sulmuesi, Mauro Icardi kishte qenë protagonist i një ndeshje të tillë sezonin e kaluar, teksa kishte shënuar tre-golësh ndaj Milanit, transmeton IndeksOnline.

Megjithatë në gjithë historinë e derbit të Milanos në Serie A, një futbollist argjentinas kurrë nuk ka shënuar në fanellën e Milanit.

Vetëm dy argjentinas shënuan për Milanin në derbi të tillë – Ernesto Cucchiaroni dhe Ernesto Grillo, por në kuadër të Coppa Italia në vitin 1958.

Higuain shpreson ta thyejë tkëtë tabu, pasi që ai ka edhe rekord të mirë ndaj Interit, skuadër të cilës i ka shënuar 6 herë në 11 takimet e fundit./IndeksOnline/