18:52 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Higuain tregon se si e ”dëbuan” nga Juventusi pas ardhjes së CR7

Para derbit të Milanos këtë fundjavë, Gonzalo Higuain ka zbuluar për Gazzetta dello Sport se ai ishte i detyruar të largohej nga Juventusi kur Cristiano Ronaldo arriti në Torino.

Sulmuesi argjentinas është në formë të mirë te Milani, teksa ka regjistruar 6 gola dhe një asistim këtë sezon.

”Juventusi e transferoi Cristiano Ronaldon”, tha Higuain fillimisht për gazetën italiane, transmeton IndeksOnline.

”Vendimi për t’u larguar nuk ishte i imi”.

”Unë dhashë gjithçka për Juventuesin, kam fituar disa tituj, por kur Ronaldo erdhi, më është treguar se nuk mund të vazhdoj këtu dhe se duhej ta gjeja një zgjidhje”.

”Opsioni më i mirë ishte të vija te Milani”./IndeksOnline/