08:04 / E Shtunë, 02 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Higuain refuzon të flas për media: Unë flas në fushë

Gonzalo Higuain ka folur pas ndeshjes me Napolin, ku ka thënë se ai preferon të flas në fushë.

Pipita ishte i lënduar në ndeshjen e fundit, por u kthye në mënyrën më të mirë dhe në stadiumin ku urrehet më së shumti, aty në San Paolo.

Ai shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje në fillim të ndeshjes.

Sky Sport Italia iu ofrua pas ndeshjes, por që ai nuk foli për mikrofonat e tre, duke refuzuar.

“Unë tashmë fola, por në fushë”, ka thënë ai.

Argjentinasi kishte operuar dorën disa ditë para ndeshje, por që nuk e la vetë skuadrën, pasi edhe sulmuesi tjetër Mario Mandzukic, ishte i lënduar.

Higuain ka shënuar golin e nëntë sezonal, ndërsa Juventusi është ngjitur në kuotën e 37 pikëve. /Telegrafi/