75 Mall Live Search
06:42 / E Hënë, 02 Tetor 2017 / indeksADMonline

“Hilja” e Haradinajt me borde

Për vetëm tre javë në krye të Qeverisë kryeministri I ri Ramush Haradianj ka shkarkuar “Ex-officio” tri komisione dhe borde të ndryshme.

Në mbledhjen e pare të Qeverisë Haradinaj shkarkoi Komisionin për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi, me në krye Murat Mehën, më të cilin edhe kishte pasur një incident paraprak sa Haradinaj ishte në opozitë. Me kërkesë të kryeministrit Haradinaj, ministri Arsimit Shyqri Bytyqi shakrkoi edhe bordin e Agjencisë së Akreditimit me në krye Blerim Rexhën. Kurse në mbledhjen e fundit të Qeverisë Haradinaj vendosi për shkarkimin e drejtorëve në ndërmarrjet publike.

Megjithëse për të gjitha këto shkarkime kryeministri Haradinaj dhe Qeveria të cilën e udhëheq, paraqitën arsyetimet e tyre, njohësit e proceseve politike dhe të përfshirët në këto shkarkime kanë thënë se këtu kemi të bëjmë me përpjekje nga grupet e interest për ti zaptuar institucionet rregullative./zeri