16:08 / E Martë, 16 Gusht 2022 / OSH

Hill: Asociacioni s’ do të ishte rast unik, shembuj të ngjashëm ekzistojnë në Evropë

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë nuk është model unik dhe se shembuj të një asociacioni të tillë tashmë ekzistojnë në zonat multietnike në Evropë.

“Ideja e këtyre negociatave është përgatitja e Kosovës dhe Serbisë për të ardhmen evropiane dhe mendoj se ajo që mund të shohim në shoqëritë multietnike në mbarë Evropën është e ngjashme me atë që është paraparë në Kosovë, që është Asociacioni i Komunave Serbe. Pra, nuk do të ishte një shembull unik sepse modele të ngjashme ekzistojnë në pjesën tjetër të Evropës”, ​​tha ai kur u pyet se pse Amerika nuk po shtyn në forminin e Asociacionit.

Kësisoj diplomati amerikan iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve përmes Twitterit.