14:33 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / OSH

Hillary Clinton gati për të publikuar romanin e saj të parë “Shteti i Terrorit”

Hillary Clinton është gati për të publikuar novelën e saj të parë “State of Terror” apo në shqip “Shteti i terrorit” në të cilën do të flasë edhe për ish- presidentin amerikan Donald Trump, në lidhje me zhvillimet në Capitol, “rrezik i lartë për të dalë jashtë kontrollit”, shkruan “Daily Mail”.

Ish-sekretarja e Shtetit,  dhe ish- Zonja e Parë 73-vjecarja Clinton, do ta shkruajë librin në bashkëpunim me autorin kanadez Louise Penny.

Libri që do të publikohet në  tetor të këtij viti, tregon historinë e sekretares së Shtetit gjatë shërbimit të saj në Administratën amerikane dhe po ashtu flet për rivalët e saj politikë, duke i quajtur  si “ një mori sulmesh terroriste për të çrregulluar rendin botëror”.