75 Mall Live Search
17:30 / E Martë, 19 Gusht 2025 / MSH

Hillary uron Bill Clinton, për ditëlindjen e tij

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, sot feston ditëlindjen e tij të 79-të.

Në adresën e presidentit, që për shqiptarët e Kosovës është mik i madh, kanë arritur një mori urimesh, shkruan IndeksOnline.

E nga urimet më të veçanta, është ai i bashkëshortes, Hillary.

Me pak fjalë dhe duke zgjedhur një fotografi të vjetër të çiftit, ku shfaqen duke qeshur, Hillary shkroi: “Urime ditëlindjen, i dashur Bill”.

Çifti njihet për besnikërinë e madhe dhe rezistencën ndaj çdo tentative për të thyer lidhjen e tyre, sidomos gjatë viteve që të dy kanë punuar në Shtëpinë e Bardhë.