14:04 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

Historia e dhimbshme e Edlirës, pas ndarjes nga bashkëshorti u braktis nga djali dhe familja

Historia e parë në programin “Ka një mesazh për ty”, në këtë sezon të ri të “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, është ajo e Edlirës. Pas divorcit nga bashkëshorti, ajo është braktisur nga gjithë familja e saj, nëna, motrat madje dhe nga djali 14-vjeçar.

Edlira jeton dhe punon në Itali prej shumë vitesh. Aty u njoh me ish-bashkëshortin në vitin 2001, me të cilin u martua dhe krijuan një familje. Më pas sollën në jetë djalin e tyre. Për të mbajtur familjen, ajo punonte pothuajse gjithë ditën, ndërsa bashkëshorti qëndronte në shtëpi duke rritur djalin.

Gjërat u përkeqësuan në Maj të vitit 2017. Edlira tregon se një ditë, teksa punonte si kamariere në një piceri, u ndje keq dhe në urgjencën e spitalit e shoqëroi kolegu i saj. Bashkëshorti nuk e pëlqeu këtë veprim dhe akuzoi Edlirën për tradhti.