09:12 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Historia e dhimbshme e futbollistit të Qarabag: Flija në banjë tek stacioni i trenit (Foto)

Skuadra e Qarabag luan sonte ndeshjen e parafundit në Ligën e Kampionëve. Klubi nga Azerbajxhani edhe pse gjendet në pozitën e fundit në tabelën e grupit C, ka gjasa minimale të kualifikohet për në rrethin tjetër të Ligës së Kampionëve, por në anën tjetër ka gjasa të mëdha të kualifikohet në Europa Ligë nëse përfundon e treta.

Futbollisti i Qarabag, Dino Ndlovu ka treguar një histori interesante para ndeshjes me kampionin e Premier Ligës, Chelsea, shkruan IndeksOnline.

27-vjeçari thotë se kishte kushte të vështira para se të bëhej futbollist. Madje ai ka rrëfyer historinë se si ka fjetur në banjë te stacioni i trenit për shumë kohë.

“Unë shkova në Johanesburg për disa ditë, por pa para të mbetura. Unë shkova aty se pse nuk kisha ku për të fjetur. Rrija tek stacioni i tretnit dhe flija në banjë për tre ditë. Ishte e vlefshme për shkak se kam marrë një kontratë për të luajtur në Akademinë e Yjeve të Platinumit”, ka thënë Ndlovu.

Futbollisti nga Afrika e Jugut u transferua në Qarabag në vitin 2016 nga skuadra e Anothosis Famagusta. Ai deri sot ka bërë afro 40 paraqitje dhe ka shënuar 14 gola.

Te klubi i Qarabag kjo nuk është historia e vetme interesante, edhe vet skuadra nga Azerbajxhani ka kohë që nuk ka luajtur në shtëpi, për shkak se në atë qytet më nuk ka zhvillim të jetesës./IndeksOnline/