11:55 / E Martë, 22 Janar 2019 / indeksADMonline

Historia e Emiliano Sala, top sulmuesit që i është zhdukur aeroplani që e çonte drejt Anglisë

Emiliano Sala është futbollisti që bota sportive po lutet në këto momente për të. Sulmuesi i Nantes po udhëtonte drejt Cardiffit pasi ishte përshëndetur me shokët e skuadrës ku kaloi 4 vite karrierë.

Sala është 28 vjeçar ndërsa si futbollist gjatë tërë karrierës ka luajtur në Francë. Bordo ishte skuadra e tij e parë, para se të huazohej te Orleans, Niort e Caen. Nantes e transferoi në vitin 2015.

Në fillim të këtij edicioni, Sala ishte golashënuesi më i mirë në Evropë duke shënuar më shumë gola se Messi, Sala, Icardi e Ronaldo.

Menaxheri Neil Warnock shkoi personalisht për të parë Sala në ndeshjen e 5 dhjetorit ku u bind nga cilësitë e tij. Leicester, Burnley, West Ham dhe Everton kishin bërë gjithashtu ofertë për të, por që Sala e zgjodhi Cardiffin duke u transferuar për 15 milionë funta.

Argjentinasi të shtunën udhëtoi për në Cardiff ku edhe u prezantua. Por, duke qenë borxh ndaj skuadrës dhe bashkëlojtarëve, ai vendosi që të rikthehet në Nantes që të përshëndetet me skuadrën.

Aeroplani i tij për në Cardiff ku pritej të fillonte një karrierë të re u nis dje pasdite, por që nuk arriti të ateroi. Aeroplani është zhdukur dhe nuk ka ende asnjë informacion për fatin e tij./Indeksonline/