16:20 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Historia e njeriut që jetoj 14 vite në një fis të izoluar

Vietnamezi Rich Enuol deri në moshën 14 vjeçare kishte jetuar në një fis të izoluar.  Ai kishte jetuar pa elektricitet, kishte fjetur nën çati të thara dhe kurrë nuk kishte përdorur një tualet normal.

Sot ai është 32 vjeçar jeton në SHBA, saktësisht në Massachusetts me gruan e tij dhe ka një jetë  krejt ndryshe, transmeton Indeksonline.

“Jeta ishte krejt ndryshe. Atje nuk kishte teknologji. Unë nuk kisha telefon.  Nuk kishte asnjë ndërtesë.”, tha Richi.

Nëna e  Enuol kishte vdekur kur ishte fëmijë. Që nga ajo kohë bashkë me familjen e tij, ai ka ndërruar vendbanime të shumta deri sa është vendosur në Amerikë.

“Më kujtohet pylli i rrethuar nga jeta e egër.  Majmunë, tigra, elefantë, arusha, gjarpërinj etj.  Këtu është parajsë.”, u shprehë vietnamezi. /Indeksonline/