18:30 / E Mërkurë, 19 Janar 2022 / AR

Historia tronditëse e banores së “BB VIP”: Jam me epilepsi dhe vajzë e një invalidi

Xheisara Frisku u largua mbrëmë nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Ajo qëndroi brenda shtëpisë prej disa javësh, ku ndau dhe shumë momente nga jeta e saj.

Këngëtarja tregoi se ka lindur në qytetin e Burrelit dhe është përballur me paragjykime të shumta pasi babi i saj është invalid. Gjithashtu, ndër të tjera, Xhei zbuloi se vuan nga epilepsia.

“Para se të lindja unë, babai u plagos pas koke dhe humbi kujtesën. Dhe nuk dihej nëse do bënte fëmijë. Pastaj linda unë dhe pjesën më të madhe të jetës e kam kaluar në spital. Kam pësuar disa vdekje klinike. Pastaj zbuluan se vuaj nga epilepsia. Ëndrra ime më e madhe ishte të bëhesha këngëtare. Por, gjithmonë të tjerë thoshin se nuk do ia dilja. Thoshin se jam gjynah. Unë nuk kam asgjë dhe do ua vërtetoj të gjithëve. Edhe unë një njeri me epilepsi dhe vajza e një invalidi do ia dal”, u shpreh ajo.

Më tej, Xheisara shtoi se nëna e saj ka sakrifikuar shumë dhe se ka punuar për të mbajtur atë dhe motrën e saj. Madje theksoi se pikërisht kjo gjë e ka bërë që mos të jetë shumë e lidhur me të ëmën.