13:45 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Historiani dhe shkrimtari Buxhovi me 3 vepra të reja, në Panairin e Tiranës

Në Panairin e librit në Tiranë, historiani dhe shkrimtari Jusuf Buxhovi paraqitet me dy vepra historiografike: “Kosova I-VIII” dhe “Maqedonia nga antika deri te koha jonë”. Vepra e parë (Kosova) shfaqet e kompletuar me tri vëllimet e fundit (VI,VII dhe VIII). Ndërsa “Maqedonia”, si vëllim i parë i trinitetit mbretëror ilir bashkë me Dardaninë dhe Epirin, që pritet të kryhen së shpejti.


Në fushën letrare, Buxhovi shfaqet me “Trilogjinë gjermane” të përbërë nga romanët: Vdekjet e Kolonelit, Kujtimet e zonjës von Braun dhe Kodi i dashurisë.


Veprat historiografike gjenden në stendën e botuesit “Faik Konica”. Ndërsa ato letrare në stendën e botuesit “Pena” nga Prizreni.