21:31 / E Diele, 29 Korrik 2018 / indeksADMonline

Historike: Kosova triumfon në finale

Kosova ka shënuar fitore historike në finalen e Kampionatit Evropian U18, divizioni C.

Djelmoshat kosovar kanë mposhtur Qipron me rezultat 73:64 në ndeshjen që u zhvillua në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Kjo fitore e përfaqësueses së drejtuar nga Ibrahim Karabeg është historike për basketbollin dhe sportin kosovar.

Me këtë fitore, Kosova ngjitet në divizionin B, ku bëjnë pjesë shumë përfaqësuese të mëdha evropiane.

Në gjysmëfinale Kosova kishte mposhtur Irlandën me rezultat 69:55. /IndeksOnline/

Temat: