11:29 / E Premte, 10 Shtator 2021 / B O

Historike në tenis, në finalen e US Open dy adoleshente, janë gjimnaziste, por të hatashme

Në turneun prestigjioz të tenisit, US Open, nesër do të shihni në finale dy adoleshente. Për herë të parë në historinë e këtij sporti, dy gjimnaziste, njëra 18 e tjetra 19 vjeçare do të sfidojnë njëra tjetrën për titullin e kampiones.

Emma Raducanu është bërë finalistja më e re në një turne të madh.

18 vjeçarja britanike ka mposhtur Maria Sakkarin me 2-0 në seta për të arritur finalen e madhe. Ajo do të përballet ndaj kanadezes 19 vjeçare, Leylah Fernandez.

1 milion euro është vlera e titullit për fituesen në këtë finale.

Ajo është gruaja e parë britanikja e parë që arrin në finalen e US Open që nga Virginia Wade në 1968, dhe finalistja më e re në Slam që nga Maria Sharapova në Wimbledon në 2004./Indeksonline/