19:02 / E Enjte, 08 Tetor 2020 / indeksADMonline

Hit i shumëpritur, “Përjetësi” nga Fifi dhe Ermali publikohet nesër

Të dytë kanë karriera të suksesshme dhe hite të shumta dhe kjo mund të jetë një arsye e mjaftueshme që ata të dy të bëhen bashkë për një super hit.

Fifi dhe Ermal Fejzullahu prej ditësh kanë bërë të ditur se ata kanë filluar punën për një bashkëpunim, dhe që nga ajo kohë adhuruesit e tyre mezi e presin publikimin.

Ndërsa, tani përmes postimeve në rrjetet sociale dyshja e artistëve kanë zbuluar datën e publikimit të këngës.

“Përjetësi. 09.10.2020. ora 18:00”, kanë bërë të ditur ata.

Se çfarë kanë përgatitur artistët mbetet të shihet./Indeksonline/