14:01 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

H&M akuzohet për veshjen e fundit për meshkuj

Zinxhiri i modës për veshje nga më të ndryshmet H&M, është akuzuar për përqeshjen e njerëzve që kanë probleme mendore.

Një blerës ka deklaruar se bluza gri, e cila ka të shkruar ‘I AM OK’, bën një lojë të papërshtshme në fushatën e vetëdijesimit për shëndetin mendor të meshkujve.

Ethan Bews, 27 vjeç, tregon raste të shumtë të njerëzve që bën vetëvrasje, përderisa thekson se kjo bluzë flet për problemet mendore.

“Disa njerëz patjetër se e shohin atë si tallje. Madje mund të duket edhe satirike”, shtoi ai.


Ndërsa H&M është deklaruar duke thënë se fraza nuk bën ndonjë referencë të qëllimshme ndaj një fushate apo slogani të caktuar dhe se e tëra është e rastësishme./Indeksonline/