12:21 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

H&M bëhet gjiganti i parë që nuk përdorë “photoshop” tek modelet (Foto)

Me figurat e tyre origjinale dhe me komplekse, modelet janë si cdo grua tjetër.

Fotografitë e tyre zakonisht redaktohen me kujdes për të hequr të gjitha gjurmët e papërsosmërisë.

Mirëpo, tani kjo gjë po ndryshon.

H & M është bërë i pari nga shitësit më të mëdhenj të rrugës, që nuk i fshehin “të metat” e modeleve, madje as qimet nëpër duar apo edhe në ballë.

Gjiganti i veshjeve është vlerësuar mjaft lartë për këtë gjest, pasi kjo mund të ndikojë shumë në gratë që të mos kenë komplekse./Indeksonline/