12:21 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

H&M krijon sytjena të veçanta për femrat që mundin kancerin e gjirit

H&M ka prezantuar së fundi krijimet më të reja. Një koleksion i veçantë i sytjenave për të mbijetuarat e kancerit të gjirit.

Gama ‘Afër zemrës sime’ u frymëzua nga një anëtare e ekipit të H&M, e cila u diagnostifikua me sëmundjen.

Pas operacionit dhe heqjes së gjirit, ajo e kuptoi se sa vështirë ishte të gjente të brendshme, transmeton Indeksonline.

Kur ajo u kthye në punë, vendosi të bënte diçka për ta ndryshuar këtë.

Më poshtë shihni koleksionet të cilat u krijuan në mënyrë shumë të veçantë.

Ekipi i H&M krijoi koleksionin që përfshin sytjenat bazë, ato me dantella dhe sytjena me mbyllje të përparme, të gjitha me rrjetë të mbështetur në proteza./Indeksonline/