07:41 / E Premte, 01 Prill 2022 / OSH

H&M mbyll shumë dyqane nëpër botë, vjen në Kosovë

Kompania e njohur e veshmbathjeve nga Suedia H&M ka planifikuar që këtë vit t’i mbyll 250 shitore nëpër botë.

Ende nuk dihen se në cilat vende do të ndodh mbyllja e këtyre dyqaneve.

Shitjet globale të kompanisë suedeze e cila ka 4 mijë e 800 shitore në botë u rritën për 23 për qind nga dhjetori i vitit të kaluar deri në shkurt të 2022-ës.

Kompania në fjalë sivjet planifikon të hap dyqanet në gjashtë vende.

Sipas deklarimit të kësaj kompanie fitimet mbeten mangut për 11 për qind ku ishin para dy vjetësh për shkak të situatës me pandeminë.

Veçse tash e ka hapur një në Kamboxha, ndërsa në pesë vendet e tjera gjenden Kosova, Maqedonia e Veriut, Ekuadori, Kosta Rika dhe Guatemala.

H&M planifikon që në vitin 2023 ta hap edhe dyqanin e parë në Shqipëri.