12:07 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

H&M, ndër vendet ku blihet më së shumti po përballet me bojkotim, ja pse! (Foto)

H&M është një prej vendeve ku pothuajse pak njerëz dalin pa blerë diçka.

Pavarësisht kualitetit mjaft të mirë, çmimet nuk janë shumë të larta dhe gjindet pothuajse në çdo vend.

Por së fundi, njerëzit kanë filluar ta bojkotojnë atë.

H&M po bojkotohet pasi përdorën një fëmijë më ngjyrë për të modeluar një “duks” me moton “Majmuni më i mirë në xhungël”, të shkruar mbi të, transmeton Indeksonline.

Që nga moment kur fotografitë u shpërndanë në internet, H&M shkaktoi zemërim të gjerë tek njerëzit.Madje është edhe këngëtari TheWeeknd, që kishte reaguar duke thënë se që nga ky mëngjes që pash fotografinë, jam i tronditur.

Shumë të tjerë të famshëm kanë ndjekur shembullin e tij duke thënë se nuk do të bashkëpunojnë më me H&M./Indeksonline/

Temat: