Hoeneß për interesimin e Barcelonës për Kane: Ai do të qëndrojë, Barça nuk ka para ta blejë atë
Harry Kane po kalon sezone ëndrrash me Bayernin.
Që nga ardhja e tij në vitin 2023, ai theu akullin duke fituar trofe, diçka që nuk arriti ta bënte kurrë me Tottenhamin.
Anglezi, pati një interesim nga Barcelona të cilët e shihnin si zëvëndësues të Robert Lewandowskit i cili do të largohet.
Por kjo u hedh poshtë nga legjenda dhe ish-presidenti i Bayernit, Uli Hoeneß duke thënë se klubi katalans që “nuk kanë para” për ta blerë atë.
“Kane është një nga transferimet më të mira që kemi bërë ndonjëherë dhe ai do të qëndrojë. Barcelona nuk ka para gjithsesi”, tha ai.
Kane, theu rekorde gjithandej pasi që ka shënuar 61 gola në 51 paraqitje me Bayernin./IndeksOnline/

