22:55 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Holanda gjunjëzon kampionët e botës

Kombëtarja holandeze ka arritur të mposht Francën me rezultat 2:0, ndeshje që u luajt në kuadër të Ligës së Kombeve.

Një ndeshje e dominuar nga holandezët edhe një fitore e merituar. Golin e parë ‘Tulipanët’ e shënuan në fund të pjesës së parë me anë të mesfushorit Georginio Wijnaldum, transmeton Indeksonline.

Në pjesën e dytë pamë një lojë më të ashpër nga “Tre Gjelat” duke tentuar që të barazojnë rezultatin por nuk ja dolën.

Loja e ashpër e Francës ju rezultoi për keq, pasi që në minutën e fundit të ndeshjes Holanda fitoi një penalti, të cilën e konkretizoi Depay.

Me këtë fitore Holanda bën gjashtë pik dhe gjendët në pozitën e dytë në tri ndeshje në grupin 1 të Ligës A.

Kurse Franca përkundër humbjes vazhdon të mbetet e para me shtatë pik por që ka një ndeshje më shumë se sa Holanda./Indeksonline/