22:41 / E Enjte, 22 Shtator 2022 / Gj. Sh

Holanda kualifikohet në Play-off të Ligës së Kombeve

Kombëtarja e Holandës ka shënuar edhe një fitore në kuadër të Ligës së Kombeve.

Tulipanët kanë mposhtur në udhëtim Kombëtaren e Polonis me rezultat 2-0, duke siguruar vendin e parë në Grupin 4 të Ligës A, gjë që i siguron Play-offin, shkruan IndeksOnline.

Cody Gakpo kaloi Holandën në epërsi në minutën e 14-të të ndeshjes.

Golin e fitores e shënoi futbollisti Steven Bergwijn, i cili shënoi pas një aksioni fenomenal nga skuadra holandeze në minutën e 60-të.

Me këtë fitore, Holanda ka siguruar pozitën e parë në Grupin 4 të Ligës A në Ligën e Kombeve me 13 pikë, e ndjekur nga Belgjika e cila ka 10 pikë, Polonia 4 pikë dhe Uells me 1 pikë.

Holada po ashtu ka siguruar edhe play-offin e Ligës së Kombeve, ku do të pret edhe fitueset e grupeve në tre grupet tjera të Ligës A./Indeksonline/