15:19 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Holanda mbështet anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti sot në takim ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems, me të cilën u dakorduan që bashkëpunimi në mes të këtyre dy shteteve të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në këtë takim, ministri Sefaj falënderoi diplomaten holandeze për përkrahjen e dhënë për Republikën e Kosovës, në veçanti Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ndërsa ambasadorja Willems shprehu gatishmërinë e saj për vazhdimin e bashkëpunimit mes të dy shteteve, duke shtuar se shteti i saj do ta përkrahë Republikën e Kosovës në anëtarësimin e organizatave ndërkombëtare.