14:51 / E Shtunë, 03 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Holanda – SHBA, formacionet zyrtare

Ditën e sotme do të startojë faza më e nxehtë e Kupës së Botës, “Katar 2022”, ajo me eleminim direkt.

Tanimë ekipeve do t’i duhen të bëjnë mirë llogaritë pasi një taktikë apo zëvendësim i gabuar mund t’i dërgojë ata jashtë kompeticionit.

Siparin e këtyre sfidave do ta nisë fituesja e grupit A, Holanda e cila do të përballet ditën e sotme, me SHBA-të, ekip i cili mes shumë sakrificash arriti të siguronte një biletë të “artë”, për në fazën tjetër.

Janë publikuar tashmë formacionet zyrtare të ndeshjes që fillon në ora 16:00:

SHBA: Turner; Robinson, Ream, Zimmerman, Dest; Musah, Adams, McKennie; Pulisic, Ferreira, Weah.

Holanda: Noppert, Blind, Aké, Van Dijk, Timber, Dumfries, Frenkie De Jong, De Roon, Klaassen, Gakpo, Depay.