08:04 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019

Holandë, ligje të reja për marrjen e licencës si prostitutë e ligjshme

Qeveria holandeze tha se do të mendojë vendosjen e ligjeve të reja për prostitucionin e ligjshëm.

Tashmë do të ndalohen punonjëset e seksit nën moshën 21-vjeçare, si dhe do të duhen licenca të reja për të punuar si prostituta të ligjshme.

Reforma vjen pasi Holanda po përpiqet të përmirësojë kushtet e jetesës për punonjëset e seksit, si dhe të luftojë trafikun njerëzor.

Holanda e ka ligjëruar prostitucionin në vitin 2000, por ka pasur shqetësime për rritjen e pakontrolluar të industrisë.