16:34 / E Mërkurë, 17 Janar 2018 / indeksADMonline

“Homazhe” për klasikët e hershëm, rikthehet Land Rover Defender [Foto]

Në vitin 2016, Land Rover deklaroi se Defender klasik nuk do të rikthehej në prodhim më.

Megjithatë, prodhuesi i makinave nuk tha asgjë në lidhje me modelet ‘special edition’. Defender është kthyer dhe ky variant ikonik është një model i kufizuar, shkruan Indeksonline.

Land Rover Defender V8 ka për qëllim të shënojë 70 vjetorin e Land Rover dhe të bëj një lloj “homazhi” për modelet e hershme të kompanisë që ishin të pajisura me motorë V8.

Mundësuar nga një motor 5.0 litra V8 që gjeneron 400 kuajfuqi, Land Rover pohon se ky model special është Defenderi më i shpejtë dhe më i fuqishëm ndonjëherë.

Motori transmetohet nga 8 shpejtësi automatike ZF me modalitetin sportiv. Me kombinimin e V8 dhe transmetimin me 8 shpejtësi, ky Defender shpejtësinë 0-100 km/orë e arrin për vetëm 5,6 sekonda.

Cmimi i kësaj veture fillon me një shifër prej 150,000 funte. /IndeksOnline/