15:35 / E Premte, 20 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Honda ka prodhuar 30 milionë vetura në SHBA

Honda ka prodhuar vetura në SHBA për 40 vjet me radhë. Kompania ka bërë të ditur se deri më tani ka arritur të prodhojë në këtë shtet 30 milionë vetura.

“Kjo arritje pasqyron përkushtimin e bashkëpunëtorëve të Hondas për t’u shërbyer klientëve tanë, të cilët nxisin kreativitetin tonë për të bërë produktet me cilësi të lartë që ne e dimë se do t’i pëlqejnë”, ka thënë Bob Schëyn, nënkryetar i lartë i Honda Development and Manufacturing of America.

Honda filloi prodhimin e automjeteve në SHBA më 1 nëntor 1982, kur filloi prodhimi në fabrikën e saj në Marysville, Ohio. Kompania filloi prodhimin e motoçikletave në objekt në vitin 1979. Në atë kohë, Honda ishte prodhuesi i parë japonez i makinave që prodhonte makina në SHBA.

Që atëherë, prania e Hondas është rritur në tetë objekte prodhimi në Ohio, Alabama, Xhorxhia dhe Indiana, ndërsa punëson afro 17,000 njerëz.

Prodhuesi i automjeteve ka investuar 16 miliardë dollarë në SHBA që kur mbërriti atje, që nuk përfshin 3.2 miliardë dollarë që ka investuar gjatë pesë viteve të fundit. Honda aktualisht prodhon 12 modele Honda dhe Acura në SHBA. Ai gjithashtu prodhon motorët, transmisionet dhe sistemet hibride të modeleve.

Prodhuesi i automjeteve ka një kapacitet prodhimi vjetor prej 1.3 milion automjetesh. Sipas kompanisë, mbi dy të tretat e të gjitha modeleve Honda dhe Acura të shitura në SHBA ishin prodhuar në Amerikë.