08:22 / E Diele, 27 Shtator 2020 / indeksADMonline

Horoskopi 27 shtator, ky është parashikimi i yjeve për ju

Dashi

Duke përfituar nga një situate e favorshme që ju falin yjet, do të takoni njerëz të rinj dhe do të kaloni bukur. Organizoni një mbrëmje të paharrueshme me të dashurin tuaj ose me miqtë tuaj më të ngushtë. Jini vigjilent nëse jeni beqar, i lirë si ajri, një person i ëmbël dhe i ndjeshëm do të hyjë ngadalë në mendimet tuaja, duke ju bërë të dashuroheni marrëzisht.

Demi

Jini të mençur për të shmangur kurthet e Mërkurit në shenjën tuaj. Kjo mund t’ju bëjë të bëheni tepër kritik ndaj gjithçkaje dhe të gjithëve. Përveç mbajtjes së disponimit të lartë, shmangni gjykimet e pakërkuara! Nëse një histori dashurie tani ju jep më shumë mërzitje sesa kënaqësi, pse të këmbëngulni në dëshirën për ta mbajtur atë nëse është ezauruar? Qartësoni zemrën tuaj.

Binjakët

Një ditë stimuluese, argëtuese, tërheqëse, plot mundësi dhe ngjarje interesante. Kjo, falë Hënës Ujore,  ju do të  keni gjallëri dhe gëzim të jetës me bollëk! Venusi është gjithashtu në anën tuaj. Në dashuri dhe në miqësi, ju keni një energji të shkëlqyeshme. Momente të bukura do të kaloni me partnerin tuaj dhe nëse dëshironi të udhëtoni mos u mendoni dy herë merrni valixhen dhe shkoni.

Gaforrja

Asnjë favorizim  nga Hëna këtë të dielë për ju. Dueht të tregoheni të qetë në shumicën e rasteve. Ndjenjat e përgjithshme është ajo e një sigurie të këndshme. Nëse kishit ndonjë problem në shtëpi tani për tani duket se është zbutur. Mos lejoni që një keqkuptim me familjen të shndërrohet në diçka të pariparueshme, sinqeriteti dhe qartësia i heq retë!

Luani

Jo gjithçka do të funksionojë sipas dëshirave tuaja, sepse Hëna formon një kënd negativ me shenjën tuaj. Armatosuni me durim, nëse një program i ditës ndryshon, nëse një dalje e parave e papritur do t’ju largojë nga mendja dhe nëse atmosfera në shtëpi nuk është më e mira! Pushimi, gjumi dhe leximi i një libri të mirë do t’ju kthejë në rrugën e duhur.

Peshorja

Një ditë perfekte për t’i dhënë formë ëndrrave, për të realizuar një projekt të shkëlqyeshëm, për t’u larguar për një pushim të shkurtër, për të eksploruar një temë të re dhe interesante. Gjithashtu mund të sqaroni një keqkuptim me mikun ose vëllain tuaj. Sfera sentimentale, e mbuluar nga pluhuri i depozituar nga zakoni, kthehet të jetë aq e ndritshme sa gjendja juaj shpirtërore.

Akrepi

Dy lajme do t’ju vinë sot,  njëri i mirë, tjetri i keq. E mira ka të bëjë me Merkurin, planetin e komunikimit, të biznesit në shenjën tuaj deri në dhjetor. E keqja ka të bëjë me Hënën në shenjën disonante të Ujorit. Ankthi i pajustifikuar do t’ju mundojë veçanërisht në familje, mbaje atë larg. Jeni çift? Do të duhet disa përpjekje për të mbajtur durimin tuaj nën kontroll.

Shigjetari

Angazhimet janë të ngutshme, por sot ju jeni të organizuar, efikas dhe të vendosur për të mos dëgjuar ata që përpiqen t’ju nxitojnë. Në mbrëmje, shfaqje të shkëlqyera priten në kuzhinë nëse keni ftuar miq të ngushtë dhe keni vendosur të eksperimentoni me recetat e gjyshes së vjetër. Çlironi krijimtarinë tuaj dhe suprizoni miqtë tuaj. Bëni orët e duhura të gjumit dhe eleminoni zakonet e dëmshme.

Bricjapi

Një ditë e pastër, shumë e qetë dhe e rrjedhshme.  Nuk ju mungon energjia, por keni pak dëshirë të përkushtoheni dhe t’I shkoni deri në fund vendimeve tuaja. Përmirësoni marrëdhënien në çift, dhe ju do ta demonstroni atë, duke i kushtuar sa më shumë vëmendje. Nëse jeni beqar, kontrolloni të gjitha mesazhet në celularin tuaj. Një ftesë surprizë, posa të ngriheni, mund t’ju bëjë të kaloni një ditë të mrekullueshme. Ftesa për darkë do t’ju vinë dhe është më mirë mos i refuzoni.

Ujori

Brilant dhe dinamik, por edhe vigjilent dhe ditën e sotme do të jeni gati për të qëlluar nëse është e nevojshme. Hëna do të shkëlqejë në shenjën tuaj, por disa përplasje mes Uranit do të ndodhin. Një fatkeqësi në familje do t’ju mërzitë shumë. Mërkuri planeti i komunikimit edhe i biznesit do tju favorizojë në punën tuaj. Një përplasje e mendimit mes të dashurit tuaj dhe ju do të jetë e pashmangshme.

 Peshqit

Me Hënën larg syve në shenjën që i paraprin tuajës  është më mirë të ngadalësoni ritmin dhe të shmangni aktivitete ose lëvizje veçanërisht të vështira. Nuk është e mençur të tërhiqeni, duke marrë parasysh çështjet që do të analizohen dhe zgjidhen sa më shpejt që të jetë e mundur. Në favor të Merkurit lajmëtari i lajmeve që do ju lënë pa fjalë. Diçka në sjelljen e partnerit nuk do t’ju pëlqejë dhe kjo do të nxitë debat mes jush.