08:14 / E Diele, 03 Qershor 2018 / indeksADMonline

Horoskopi për ditën e sotme

Dashi-Një fundjavë nervoze për të lindurit e kësaj shenje. Këtë ditë mund të keni probleme por që janë lehtësisht të zgjidhshme në ditët e ardhshme. Hëna do ndikojë pozitivisht për juve këtë të diel.

Demi-Pas disa ditësh të mira, në këtë fund jave mund të pësoni një moment rënieje. Në dashuri jeni në një çast pritjeje. Yjet nuk janë favorizues për juve në fushën e zemrës këtë ditë.

Binjakët-Një fundjavë mjaft e bukur sa i takon ndjenjave. Vihuni në lëvizje për të ndjerë emocione të bukura. Mund të ndjeni pak lodhje në fundin e ditës. Por, në tërësi pritet një ditë e mbarë për juve.

Gaforrja-Në fundjavë mund të lindin debate në familjen tuaj. Këtë të diel ju do të ndiheni më energjik fizikisht por edhe mendërisht do ndiheni më mirë. Fundjava do jetë mjaft e mirë sa i takon dashurisë.

Luani-Një fundjavë jo shumë e mirë për juve. Po ashtu, jeni të predispozuar për konflikte me persona të ndryshëm. Mundohuni të shmangni debatet këtë të diel pasi kjo nuk është dita juaj me fat.

Virgjëresha-Një fundjavë interesante për juve. Këtë të diel ju do të kaloni emocione mjaft të bukura. Yjet janë tepër favorizues edhe sa i takon punës. Kjo mund të ciëlsohet një ditë mjaft e mirë për juve.

Peshorja-Ndiheni mjaft energjikë këtë ditë. Mund të përballeni edhe me sqarime të rëndësishme me persona të caktuar. Sa i takon punës, priten ndryshime rolesh për juve këtë fundjavë.

Akrepi-Këtë fundjavë ju do kaloni momente force. E diela do jetë ditë e mirë për të lindurit e kësaj shenje. Në dashuri do të jetoni momente të bukura. Yjet janë në favorin tuaj, shijojeni këtë ditë.

Shigjetari-Do të jetë një ditë me luhatje për të gjithë të lindurit e kësaj shenje. E diela gjithsesi pritet të jetë një ditë e mirë për juve pasi keni hënën në favor. Kujdes në punë, priten disa përplasje.

Bricjaji-Këtë të diel ju do të keni hënën në favor. Një ditë relativisht e mirë kjo për juve. E diela mund të cilësohet si dita e rimëkëmbjes në disa drejtime.

Ujori-Këtë të diel ju mund të keni disa takime interesante. Nuk duhet të mbylleni në shtëpi. Dilni dhe argëtohuni. Do të jeni mjaft energjik. Shfrytëzojeni momentin!

Peshqit-Ju po përjetoni momente mjaft të mira. Qershori do të jetë muaji juaj dhe priten rezultaet pozitive në çdo aspekt. Këtë të diel, ju mund të përjetoni disa emocione mjaft të bukura.