08:39 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / indeksADMonline

Horror në Indi, babai i 5 vajzave i hap barkun gruas shtatzënë për parë nëse do lindte djalë

Policia në Indi ka zbuluar detaje të një rasti të tmerrshëm në të cilin një baba i pesë vajzave dyshohet se hapi barkun e gruas së tij shtatzënë, sepse ai donte të zbulonte nëse ajo do të lindte djalë.

Incidenti i tmerrshëm besohet të ketë ndodhur me 19 shtator të këtij viti në fshatin Nekpur në shtetin verior të Uttar Pradesh.

Babai i çmendur dyshohet se ia hapi barkun gruas së tij 35 vjeçare me një armë me tehe, duke e lënë atë me dëmtime serioze.

Gruaja, e cila ishte më shumë se gjashtë muaj shtatzënë, u dërgua me urgjencë në spital nga anëtarët e brengosur të familjes, të cilët thanë se burri kreu aktin mizor sepse donte të dinte nëse foshnja ishte mashkull apo femër.

Babai u arrestua më pas nga policia dhe një hetim për motivet e tij ka filluar. Gruaja mbetet në spital pas sulmit të tmerrshëm dhe gjendja e foshnjës nuk raportohet nga mediat vendase.

Në Indi, preferenca e djemve mbetet ende e fortë, me djemtë që i shtojnë pasurinë familjes, ndërsa vajzat që e bjerrin atë  atë me pajë. 

Sipas  News Week ‘abortet selektive seksuale janë të përhapura në Indi’,  ku familjet preferojnë të kenë djem.