15:25 / E Martë, 08 Nëntor 2022 / S Z

Hotel Comfort Tiranë, për pushime të paharrueshme!

Ambient i këndshëm, rehati, shërbime cilësore dhe pushime të paharrueshme. Të gjitha këto i ofron Hotel  “Comfort”, Tiranë për të gjithë pushuesit, të cilët  e zgjedhin hotelin në fjalë, për t’i kaluar ditët, në një ambient luksoz dhe tejet atraktiv.  Hotel “Comfort”,  i cili është pjesë e rrjetit të Hoteleve “Blumare Resort”,  është një hotel biznesi, i cili gjendët në qendër të kryeqytetit, vetëm 500 metra larg Sheshit “Skenderbe” .

 Hotel “Comfort”,  mbetet ndër hotelet më të vizituara nga kosovarët, të cilët vizitojnë Tiranën. Ka gjithsej 21 dhoma,  një arredim modern dhe me një kuzhinë tradicionale dhe mesdhetare.

Klodian Moja, drejtori i përgjithshëm i  rrjetit të hoteleve “Blumare Resort “, dhe “Comfort” në Tiranë thotë se pjesa dërmuese e vizitorëve në hotelet e tij janë nga Kosova, e që përbëjnë 60 për qind të pushuesve. Por nuk mungojë as pushuesit nga Maqedonia, Polonia, Gjermania dhe Italia.

Moja thotë se synim i tij mbetet që gjatë muajit Nëntor Hotel “Comfort”, të bëhet pjesë e Brendit të njohur të hoteleve  “Best Wester”.

“Nga një Nëntori Hotel Comfort,  do të bëhet pjesë e “Best Western”  këtu në Tiranë. Do të jemi të parët që do të sjellim në Tiranë “Best Western”,  që është një rrjet hotelerie shumë i njohur në gjithë botën. Do të ketë oferta dhe se herë pas here, do të dalim me oferta të ndryshme”, pohoi Moja.

Por mjaftë atraktiv  mbetet dhe Hotel “Blumare Resort”, në Spille të Kavajës, për të gjithë pushuesit, të cilët  zgjedhin që ditët e ngrohta, t’i kalojnë në një ambient luksoz dhe tejet atraktiv.

Moja thotë se dhe në “Blumare Resort”,  sezoni që kaloi, kishte qenë shumë i mirë dhe se fluksi i madh i vizitorëve, kishte dalë jashtë pritshmërive të tij. Verën që kaloi ishte një numër i madh i qytetarëve nga Kosova, të cilët ditët e nxehta i kaluan në Hotelin Blumare. Por  “Blumare Resort” ka rezervuar dhe shumë befasi , të cilat do të jenë risi për të gjithë pushuesit  për sezonin e ardhshëm,  të cilët pushimet do t’i kalojnë në këtë ambient fantastik.

“Blumare”, për vitin tjetër  do t’i ngris shërbimet. Do vëmë disa fasilitete, që do të jenë surprizë për vizitorët tanë dhe pushuesit. Për të ë gjithë pushuesit, që na kanë vizituar këtë vit, do të kenë surpriza të reja për vitin tjetër, ku dhe paketat do të jenë All Inclusive, me çmimet më konkurruese në treg”, tha Moja.

Blumare Resort i cili ofron dhe pakon All Inclusive,  posedon gjithsej 75 dhoma si dhe pishinën dhe plazhin privat.