19:53 / E Martë, 04 Gusht 2020 / indeksADMonline

Hotelet shndërrohen në spitale, mbi 500 persona kërkojnë ndihmë në Beirut

Më shumë se 500 persona kanë kërkuar ndihmë nga shpërthimi i fuqishëm që ka ndodhur në kryeqytetin e Libanit.

Sipas skyneës, tani edhe hotelet kanë filluar të shndërrohen në spitale për shkak të numrit të madh të të lënduarve, që kanë qenë brenda shtëpive të tyre.

Ndërsa, dyshohet se mbi 10 persona kanë humbur jetën.

Ende nuk dihen shkaqet e vërteta të shpërthimit që ndodhi pranë një magazine fishekzjarrësh, por ushtria libaneze ka dalë në terren.

Shpërthimi ka ndodhur përpara verdiktit në një gjyq për vrasjen e ish-kryeministrit Rafik Hariri në vitin 2005./IndeksOnline/