12:36 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Hoteli luksoz i Kinës brenda një grope të braktisur

Kina ka hapur një hotel super luksoz brenda një grope të braktisur.

‘InterContinental Shanghai Ëonderland’ një projekt  i parashikuar prej 225 milionë funtesh, është ndërtuar në njërën anë të një grope 88 metra të thellë në periferi jugperëndimore të qendrës financiare.

Hoteli përbëhet nga 17 kate me 336 dhoma, shkruan ‘Daily Mail’, transmeton Indeksonline.

Në suitat nënujore, mysafirët mund të vëzhgojnë ujin jashtë dritares duke shijuar shërbimin nga punonjësit aty.

Pos dhomave, ka restorant me ushqim deti.

Po ashtu, hoteli gjithashtu mbanë një serë aktivitetesh aventureske, duke përfshirë ngjitje shkëmbore, he një shëtitje në një rrugë me xham me fund, si dhe një shfaqjen gjatë natës.

Më poshtë pamjet mahnitëse të hotelit superluksoz./Indeksonline/

Temat: