17:50 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019 / indeksADMonline

Hoti – Abrashit të VV-së: Cili është problemi që Veseli mbështet përfaqësuesen në futboll e Kurti s’e ka bërë kurrë

Ka mbetur më pak se një muaj deri tek zgjedhjet, kur populli do të votojë për përfaqësuesit e tyre.

Në këtë garë, kanë hyrë edhe emra të rinj, derisa disa nga ish-deputetët synojnë sërish një ulëse.

Ish-deputeti nga radhët e PDK-së, Andin Hoti, po e kërkon sërish votën e popullit, derisa Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje, garon për herë të parë, shkruan Indeksonline.

Të dy, janë përballur sot në emisionin Frontal në T7.

Abrashi akuzoi Hotin duke thënë se brenda PDK-së ende ka njerëz me aktakuza, derisa moto e Veselit flet për luftën kundër korrupsionit. Derisa Hoti tha se përgjatë këtyre 12 viteve ka pasur edhe gabime individuale po çka se kryetari Veseli nuk i ka toleruar.

“A i keni shkarku zyrtarët që i keni punësu vet, militantë të VV-së. Mbi 20 zyrtarë të VV që janë të punësuar në Prizren.

Ne e kemi pranu që mandati 12 vjeçar ka ndodhë gabime individuale, ata janë jashtë neve, me vendimin e Veseli”.

Abrashi tutje akuzoi PDK-në që po e keqpërdor përfaqësuesen tonë në futboll për fushatë politike.

“Të gjithë aktivistët e kanë përcjellë futbollin dhe e ka mbështet përfaqësuesen në çdo sport.  Tani Albini e ka qel edhe Facebook-un. Nëse dikush mednon që u dasht më shumë me ngrit zërin, kjo është tjetër.

Jemi subjekt, çështja e sportit është preferencë personale. Por, me dal me përdor përfaqësuesen për fushatë është shqetësuese.  Veseli me at spot ai që dul tha se edhe këta janë SHIK”.

Ndërsa, Hoti i tha që nuk ka asgjë të keqe nëse Veseli si ish-kryeparlamentar mbështet djemtë tanë në futboll, gjë të cilën Kurti asnjëherë s’e ka bërë.

“Cili është problemi që Veseli ish – kryetar i kuvendit, shkon e mbështet përfaqësuesen, apo është problemi që Albin Kurti nuk e ka mbështet kurrë, tani e ka shkru një status. Secili sportist është i kënaqur me MKRS-në e udhëhequr nga Kujtim Gashi”./Indeksonline/