11:54 / E Hënë, 21 Shtator 2020 / indeksADMonline

Hoti: Ahmet Krasniqi kishte vlerat më të mëdha të atdhedashurisë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se ceremonia e sotme e përurimit të shtatores së Kolonel Ahmet Krasniqit ishte e rëndësishme jo vetëm për Vushtrrinë, por për gjithë Kosovën.

“Dita e sotme për të gjithë ne shënon rilindjen e Kolonel Ahmet Krasniqin, kthimin e tij ndër ne ashtu siç ishte ai i urtë, vizionarë, profesionist i shkëlqyer ushtarak, njëri I fjalës dhe i sakrificës.Nata e 21 shtatorit 1998 ishte tragjike për familjen Krasniqin, për luftëtarët e lirisë së Kosovës dhe për mbarë kombin shqiptarë. Janë pikërisht cilësitë atdhetarizmi dhe përgatitja luftarake që ishin varrë në sytë e kundërshtarëve të tij, për kundërshtarët e lirisë dhe pavarësisë së vendit. Ahmet Krasniqi kishte vlerat më të mëdha të atdhedashurisë. Ishte pjesëmarrës aktiv në demostrata, me karrierë ushtarake, që mbrojti kauzën e lirisë së Kosovës. Ahmet Krasniqi e kreu me nderë detyrën e tij deri në ditën e fundit”, tha Hoti, shkruan Indeksonline.

Hoti citoi ish-presidentin Ibrahim Rugova i cili kishte thënë: Kolonel Ahmet Krasniqit punoi me devotshmëri dhe përkushtim në formimin dhe forcimin e Forcave të Kosovës, në kuadër të institucioneve të vendit tonë. Me kulturën e tij ushtarake ai punoi në mënyrë të disiplinuar.

Kolonel Krasniqi ishte njeri i matur dhe trim. Zoti e bekoftë Kolonel Krasniqin./Indeksonline/